Transmetuar më 17-07-2013, 11:24

Një grup personash të armatosur me automatik të tipit Kallashnikov kanë hapur zjarr mëngjesin e sotëm kundër një patrulle të policisë greke në rrugën Kedrinou, në afërsi të zyrave qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Athinës, në qendër të kryeqytetit grek, kur në një postbllok agjentët ndaluan një automjet për një kontroll rutinë.

Agjentët e policisë u kundërpërgjigjën me zjarr por personat e armatosur arritën të largoheshin nga vendngjarja me automjetin e tyre.

Automjeti u gjet i braktisur pak minuta më parë në një rrugë në afërsi të zonës së shkëmbimit të zjarrit dhe ndërkohë po vazhdon një operacion sigurie për gjetjen dhe kapjen e përgjegjësve.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit