Transmetuar më 17-07-2013, 11:20

Bulqizë, NOA.al – Konflikti për pronën është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në fshatin Ostren, në Bulqizë.

Pjesëtarët e familjes Sata janë dhunuar brutalisht nga fqinjët e tyre të familjes Koçi, për zotërimin e 200 metrave tokë.

Burime në vendngjarje i thanë Noa.al, se djalit 28-vjeçar të kësaj familje i janë thyer këmbët dhe më pas është hedhur nga një urë. Po ashtu edhe kryefamiljari Hekuran Sata dhe bashkëshortja e tij, Mereme sata janë dhunuar duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

4 anëtarët e familjes Sata janë të shtruar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën mjekësore ku më e rëndë paraqitet gjendja e djalit 28-vjeçar. Policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit