Transmetuar më 17-07-2013, 08:32

Tiranë, 17 korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 17 korrik 2013.

Gazeta “Panorama " ka këto tituj kryesorë në faqen e vet të parë: “Takim me Ramën, Koka i LSI kandidat për zv.kryeministër”.

Tituj të tjerë janë; “Përplasje në shoqatën që mbron gratë”

“Vjedh varësen e të atit, jetë qejfi me shoqet në Tiranë”.

“Rrëfimi i Maks Velos, si më denoncoi gruaja tek Sigurimi i Shtetit”.

“Vrasja e Edmond Dervishit, larje hesapesh”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Kreu i Policisë së Shtetit flet nga Lezha: Masa urgjente kundër krimit të rrugës, atij të organizuar dhe çdo krimi tjetër. Krimi i shtuar, Burgaj “dush të ftohtë” policisë”.

Tituj të tjerë janë; “Tahiri: Policia duhet t’i kishte parandaluar krimet”.

“Sherri për tokën, masakron prindërit e gruas”.

“Skandal, nj1 në pesë pika karburanti vjedh hapur qytetarët”.

“Vejsiu: Formulari A2, udhëzimet e nevojshme për maturantët”.

Gazeta “Shqiptarja.com" ka këto tituj kryesorë në faqen e vet të parë: “Gjykata lëshon qindra urdhëra mbrojtjeje, reagojnë deputetet femra. Dhuna e burrave 400 gra në rrezik”.

Tituj të tjerë janë: “Trashëgimia kulturore shqiptare, vend luksi për gomerët dhe bagëtitë”.

“Frashëri: Në prokurori masakruesit e Prezës”.

“Barra e shkeljes juridike dhe morale i takon Ministrisë së Kulturës”

“Dhëndri vret vjehrrin, plagos vjehrrën”.

“Shtatzëna mbërrin e vdekur në spital”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Rama ‘firmos’ kontratën me Tony Blair”.

Tituj të tjerë janë; “Vrasja e Alketës, nëna: Kishte frikë ta denonconte të shoqin”.

“Çarçani, burri i parë vrasës nën gjykimin e Kodit “të rreptë”.

“Abuzime me karburantin, paguajmë 1 litër, marrim treçerekun”.

“Dhëndri masakron me levë vjehrrin 91 vjeç”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit