Transmetuar më 16-07-2013, 22:46

Gjatë ditëve të nxehta nuk vuajmë vetëm prej vapës. Infeksionet, bakteret, irritimet janë vetëm disa prej probleve që na sjell vera. Për këtë arsye, mirë është të mësojmë disa rregulla për t’i parandaluar ato.

Një nga mënyrat për t’i luftuar është veshja. Për këtë arsye, gjatë stinës së nxehtë duhet të mbani veshje intime të pambukta, si për femrat ashtu edhe për meshkujt.

Mbani kryesisht veshje me ngjyrë të bardhë, shmangni sintetiket dhe veshjet e ngushta.

Me të nxehtin trupi djersin më shumë dhe në këtë mënyrë bakteret dhe infeksionet gjejnë terren me shumë lehtësi.

Duhet të përdorni veshje që të kenë përbërje linojë, ose pambuku. Kështu do të keni mundësi të visheni shëndetshëm por edhe me stil.

Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me fëmijët, të cilët e vuajnë më shumë nga të gjithë vapën. Për ta veshjet duhet të jenë patjetër të pambukta. Të visheni shëndetshëm dhe me stil, mundeni, sot ekzistojnë të gjiotha mundësitë./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit