Transmetuar më 16-07-2013, 22:14

Tomas Strakosha debuton si titullar me skuadrën e Lazios edhe pse në një ndeshje kontrolli ndaj amatorëve të Auronxo di Kadores në lokalitetin turistik ku po stërvitet skuadra bardhekaltër.

Siç transmeton Supersport, 19-vjeçari shqiptar që përpara pak javësh u shpall kampion Italie me të rinjtë e Lacios, u përzgjodh që nga minuta e parë nga tekniku Vladimir Petkoviç, duke përfituar edhe nga mungesa e Federiko Marketit, i cili vazhdon pushimet pas angazhimit me kombëtaren në Kupën e Konfederatave.

Strakosha e mbylli 45 minutëshin e parë të ndeshjes në katërkëndëshin bardhekaltër, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë nga kolegu i tij Guerrieri.

Përzgjedhja e të riut shqiptar që nga minuta e parë është një sinjal besimi për djalin e legjendës së portës së kombëtares, Foto Strakosha.

19-vjeçari mund të ketë një rol më të rëndësishëm këtë sezon te Lazio ku pritet të largohet edhe portieri i dytë, Albano Bixarri.

Sezonin që lamë pas, Strakosha ishte zgjedhja e tretë e trajnerit Petkovic duke filluar që prej muajit Janar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit