Transmetuar më 16-07-2013, 21:51

Gratë prej kohësh e thonë, janë më rezistente se burrat kur bëhet fjalë për stresin. Por më në fund, edhe një studim shkencor e vërteton këtë, madje edhe e shpjegon përse ndodh kështu.

Studiuesit e universitit të Buffalo-s, në një studim të pulikuar në reviztën “Molecular Psychiatry”, vënë në dukje që gratë arrijnë të jenë më të qeta në situata të vështira, kjo falë një efekti mbrojtës që krijohet nga estrogjeni, i cili bllokon efektet negative të stresit në tru.

Nga studimet të kryera mbi minjtë ka rezultuar se në trurin e femrës kishte më shumë përqendrim të aromastasit, një hormon i prodhuar nga estrogjenet dhe që është përgjegjës për reagimit ndaj stresit.

Stdiuesit janë të mendimit se nëse do të ishte i mundur të kryhej një përzierje hormonale e estrogjenit pa efekte anësore mund të kurohej edhe efekti që stresi ka tek meshkujt./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit