
Të dhënat po ngarkohen...



Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21.02, banorët dhe kalimtarët pranë zonës së liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë, janë tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri.
Sipas dëshmitarëve të shtënat kanë ardhur nga një makinë e tipit Fuoristradë, e cila nuk ka patur një objektiv, por ka qëlluar në ajër duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë lajmëruar edhe policinë.
Ndërkaq mësohet se në vendngjarje policia ka gjetur edhe gëzhoja. Uniformat blu kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar targën e mjetit të përshkruar nga dëshmitarët okularë./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
