

Një djalë i moshës 10 vjeçare gjeti 10 mijë dollarë në dollapin e një dhome hoteli në Kansas City, ku po qëndronte së bashku me të atin.
Babë e bir jetonin në Sud Dakora, por i kalojnë shpesh pushimet në Kansas City që gjendet në mes të rrugës nga shtëpia e babait dhe mamasë së djalit, të cilët janë të ndarë.
Siç tregon babai i djalit, Cody Shaefer, i biri është një tip shumë kurioz, dhe sapo hyri në dhomën e hotelit nisi të hapë çdo sirtar e dollap, deri sa gjeti shumën e parave.
Sapo bëri zbulimin siç raporton Noa.al, Cody i shpjegoi të birit se duhej telefonuar policia, ndaj dhe kështu bënë. Nëse brenda 7 muajsh nuk do të gjendet pronari i ligjshëm, paratë do ti shkojnë Cody Shaefer dhe të birit.
Edhe pse dikush i sugjeroi se do bënte mirë ti mbante, pjesa më e madhe e miqve mbështeti vendimin e Shaefer për të telefonuar policinë, duke konsideruar si gjënë e duhur për tu bërë.
Nga ana tjetër Cody shprehet, “Nuk erdha këtu me 10 mijë dollarë, ndaj nuk kisha pse të largohesha me 10 mijë dollarë”.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





