Transmetuar më 16-07-2013, 20:35

Korçë, 16 korrik 2013, NOA.al- Një vajzë e moshës 23 vjeçare është hedhur nga kati i pestë i një pallati në qytetin e Korçës.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, G.Demo është dërguar me urgjencë drejt spitalit të qytetit ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E dëmtuara e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, u hodh nga një pallat në lagjen nr.15, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e shtyn drejt një veprimi të tillë.

Lidhur me këtë ngjarje forca të shumta policie kanë nisur hetimet, ndërsa po mblidhen dëshmitë e të afërmve dhe dëshmitarëve të rastit për të zbuluar motivet që e çuan drejt hedhjes.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit