

Peshku është i mirë dhe ju bën mirë, ju e dini tashmë këtë. Sepse është një ushqim i pasur me proteina, fosfor dhe antioksidantë, shumë të tretshëm dhe pa yndyrë. Por pothuajse gjithmonë, është një pyetje që na mundon teksa shkojmë për ta blerë atë: A të jetë vërtet i freskët? Lexoni këto katër këshilla këshilla praktike dhe do të dini ta bëni këtë dallim menjëherë:
1. Aroma e peshkut.
Në kontrollin e parë, duhet ta nuhasni peshkun nga koka e tij. Duhet të ndjeni patjetër një aromë freskie dhe deti, e aspak të rënduar, pasi me siguri që është i ndenjur.
2. Syri i peshkut.
Sa më shumë i vjetër të jetë peshku, aq më të futur dhe të varur janë sytë e tij. Dhe nëse ai gjendet pak sipër kokës, i kërcyer dhe i ndritshëm, peshku është i freskët. Kujdes, pasi syri i vrarë i peshkut, flet edhe për kontaktin e tij me akullin, pra tregon se është i ndenjur.
3. Ngurtësia e peshkut.
Një tjetër tipar për të kontrolluar freskinë e peshkut, është ngurtësia e trupit të tij. Kështu, nëse peshku varet menjëherë po e mbajtët në duar, nuk është i freskët, ndërsa po ndenji i ngurtësuar dhe i fortë, ka më shumë gjasa të jetë i tillë.
4. Kompaktësia e mishit.
Së fundi, testi i fundit që ju mund të bëni, është të shtypni me një gisht trupin e peshkut. Dhe nëse te ai mbetet shenja e presionit të gishtit, ai nuk është i freskët, ndryshe po. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





