Transmetuar më 16-07-2013, 22:52

Amerikanët e quajnë me formulën “5 në ditë”, dukurinë e të paturit në dietën tonë të të paktën 5 frutave dhe perimeve gjatë një dite. Për të përfituar sipas tyre, një dozë optimale për një shëndet sa më të mirë.

Ndërkaq, një studim i kryer nga instituti prestigjioz “Karolinska” në Stokholm të Suedisë, i publikuar në revistën shkencore "American Journal of Clinical Nutrition", shkon edhe më tej. Duke treguar se me ngrënien e pesë frutave apo perimeve gjatë ditës, jeta mund të zgjatet deri në tre vjet, madje edhe më shumë.

Kështu, duke krahasuar një sasi të caktuar njerëzish të marrë prej tyre në eksperiment, pikërisht për sasinë e frutave dhe perimeve që ata konsumonin gjatë një dite, u gjet se ngrënia e të paktën pesë të tillave gjatë një dite, ta zgjasin jetën mesatarisht me 37 muajsh. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit