Transmetuar më 16-07-2013, 18:55

Michael Carroll nga Norflok nw Anngli, kur ishte vetëm 19 vjeç, fitoi lotarinë 11 milionë dollarë, por tashmë që është 30 vjeç i mbetur trokë, punon në një fabrikë për 7 dollarë në orë.

“Sot fitoj 200 sterlina në javë duke konfeksionuar biskota. Heq lek mënjanë nga këto të ardhura më shumë se sa kur fitova lotarinë miliona dollarë”, shprehet Michaell.

Pas fitores shpenzoi 300 mijë sterlina për të blerë një shtëpi luksoze, ndërsa 400 mijë të tjera për ta bërë shtëpinë sa më komode dhe luksoze. Pjesën tjetër e shpenzoi për makina, seks dhe drogë.

“Miqtë më thoshin se kjo jetë do më vriste brenda gjashtë muajve, kështu që vendosa të lë pas çdo gjë dhe prej dy vitesh nuk marr më ilaçe. Më pëlqen të jetoj këtu, në Skoci. Kam gjithçka që më duhet, kështu që ky është një fillim i ri për mua. Kur u transferova këtu u detyrova të rri për një javë jashtë, në një tendë në pyll pasi nuk kisha vend ku të rrija, deri sa u rregullova në fabrikë. I ulur aty në pyll, mendova se ishte momenti për të rregulluar jetën time”, shprehet ndër të tjera 30 vjeçari.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit