

Konrad Schafer prej pak kohësh kishte marrë si dhuratë nga i ati një pushkë të kalibrit 45, në fund të muajit qershor.
Por 15 vjeçari mendoi ta inaugurojë dhuratën, duke vrarë dy të pafajshëm, bashkëmoshatarë të tij, pasi kaloi prova dhe zbavitje duke qëlluar drejt banesave dhe objekteve të tjera që vinte në shënjestër.
Nga hetimet e para të policisë siç raporton Noa.al, viktimat nuk kishin asnjë lidhje me Konrad, por se ishin vrarë fare rastësisht, prej fatit të tyre të keq.
Mësohet se i riu ishte bashkuar me dy djem 20 vjeçar Juan Sebastian dhe David Damus si dhe një vajzë 17 vjeçare, Victoria Rios.
Në argëtim e sipër me njeri tjetrin, menduan se do ishte zbavitëse të vrisnin dikë, kështu që Konrad u mori jetën dy adoleshentëve të pafajshëm, ndërsa para policisë tha se “Ishte qejf të qëlloje me armë”.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





