

Një ngjarje vërtetë e pazakontë ka ndodhur në Londrina, në jug të Brazilit. Janë të shumtë ata që e kanë cilësuar mrekulli, dhe më të shumtë ata që e kanw cilësuar si një gabim fatal nga ana e mjekëve që mund të çonte në vrasjen e një të sapolindure.
Yasmin Gomes, u deklarua e vdekur menjëherë pas lindjes.
Prindërit e saj nuk arrinin të logjikonin, kështu që për ti bindur infermierët iu dorëzuan trupin brenda një kutie të ngjashme me arkivol.
Vetëm pak momente pasi nëna dhe babai po qanin mbi kutinë e mbyllur, brenda saj u dëgjuan disa lëvizje.
Menjëherë pas zhurmës qw vinte nga kutia, ata hapën kapakun e saj, për të parë se Yasmin jo vetëm që nuk kishte vdekur, por ishte një fëmijë e shëndetshme.
Gjyshja e së voglës tha për mediat vendase se, “Në fillim nuk arrija ta besoja, po organizonim funeralin e saj, por gjithçka ndodhi si me magji. Pamë që Yasmin ishte gjallë, lëvizte dhe merrte frymë. U përqafuam dhe nisëm të bërtasim, është gjallë, është gjallë, kjo është mrekulli”.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





