Transmetuar më 16-07-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

E Mërkurë, 17 Korrik 2013

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, parashikon ndryshime ose transferime të favorshme, si në aspektin e prodhimit, dhe në atë ekonomik. Sektori financiar është i stimuluar gjithashtu nga një tranzit pozitiv. Kjo është arsyeja pse ju mund të filloni një cikël veprimesh të favorshme për rritjen e fitimeve tuaja. Përdorini pra energjitë e ditës suaj për të kërkuar më shumë të ardhura, dhe për t’i rregulluar çështjet e trashëgimisë. Ndikime të shkëlqyeshme edhe për të realizuar një metamorfoze personale apo t’i jepni energji të re sektorit të erosit.

Mjedise të reja, ku jeta e shoqërisë është e larmishme dhe stimuluese, do ju japin mundësi për të realizuar takimin që ju dëshironi. Bashkëfajësinë rreth një veprimi të gabuar nëse jeni në çift. Ndjenjat tuaja dhe shqetësimi i sinqertë për personin që ju doni, papritur ju rizbulon një ndjesi të harruar. Të ndjeshëm ndaj aspiratave të partnerit tuaj, paralajmëroni gjithashtu dëshirën për të ndarë me të, hobet tuaja të preferuara.

Hëna shkëlqen sot në një qiell këmbëngulës dhe seksual, sikundër dhe nesër. Është e përkryer për ju të ushtroni më shumë kujdes ndaj shëndetit, formës, argëtimit, punës dhe vartësve tuaj. Ju mund t’i nënshtroheni edhe një kontrolli,  para se të ndërmerrni një udhëtim të gjatë, kaloni 2-3 ditë në banja dielli, ose besojani duarve të një ekspertëi një ndryshim bukur të imazhit tuaj. Rinovoni mënyrën sesi jetoni çdo ditë.

Dita e sotme është me pesë yje. Nën dritat romantike dhe sensuale që krijon Hëna në shtëpinë tuaj të dashurisë. Kreativiteti dhe ndjenjat janë në plan të parë. Ka ardhur tashmë momenti i së vërtetës. Ju mund të komunikoni me partnerin tuaj dëshirat tuaja të vërteta. Jupiteri dhe Saturni japin, sidomos për ata që kanë lindur në qershor, një qëndresë të jashtëzakonshme dhe aftësi për të kuptuar gjërat në vlerën e tyre të duhur, pa ekzaltime. Fat dhe njohuri të veçanta në të gjitha fushat. Kjo është një ditë e madhe: shfrytëzojeni.

Bëni mirë t’i përdorni ndikimeve yjore të këtyre ditëve për të lehtësuar punët dhe marrëdhëniet familjare. Mos lejoni veten të ndiheni të shushatur apo melankolik dhe madje, lirojeni disi atë nga kujtimet e pakëndshme që tani i përkasin të kaluarës dhe jetoni siç duhet të tashmen, duke e parë të ardhmen me optimizëm. Mos dëgjoni rryma të caktuara që mund t’ju duken dërrmuese. Sot ju mund të gjeni një kurë të përhershme edhe për një sëmundje kronike tuajën.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë gjatë së cilës gërshetimi i ndikimeve pozitive të yjeve, kanë për të ushqyer vitalitetin dhe fatin brenda jush. Ju keni një nivel ë jashtëzakonshëm emocional, i shoqëruar nga një ndjeshmëri e shkëlqyer, e aftë për t’ju bërë ju të pplotësoni nevojat e personit që ju doni. Rritje të energjisë, erosi bëhet i pakontrollueshëm, i hapur për histori të reja dhe plot pasione e fantazi. Fat, fertilitet dhe dashuri për të gjithë, pavarësisht nga gjendja sentimentale.

Një gjendje planetare pozitive, karakterizon sot fushën e parave dhe premton ngjarje të favorshme brenda saj. Përgjegjësi të reja që ju presin, ndoshta edhe që kërkojnë një sasi të caktuar të rrezikut dhe vlerësim të vazhdueshëm të ngjarjeve tuaja. Jeni energjikë dhe dinamikë, kështu që nuk duhet të hezitoni dhe të shkoni direkt në pikën e duhur, me motivacionin e duhur.

Pasionet që do të lindin në pjesën e dytë të korrikut nuk janë iluzione. Yjet premtojnë t’ju rrisin hijeshinë, shkathtësinë, sensin e përbashkët, imagjinatën dhe magnetizmin personal. Dëshirë për të provuar veten dhe ata që jetojnë afër jush. Aftësi e jashtëzakonshme për të kuptuar gjërat në vlerën e tyre të duhur, sukses i përsosur në synimin tuaj, pa flijime dhe pa hezitime. Kapeni pra këtë ditë, pasi nuk vijnë së bashku shumë shpesh ditë kaq me fat.

Qetësia dhe harmonia, ju të ndihmojnë për të mbajtur energjinë tuaj në nivel të lartë dhe për të lehtësuar marrëdhëniet ndërpersonale. Bilanci dhe bashkëpunimi janë baza e punëve tuaja të shumta. Hëna në shtëpinë e dymbëdhjetë të shenjës suaj, ju ndihmon për të reflektuar në vetmi dhe për të ndihmuar personat në nevojë, pa pritur asgjë në këmbim prej tyre.

Yjet e kësaj dite shfaqen mjaft dhe në favor të zgjerimit tuaj në fusha të tilla si ëndrrat, miqtë dhe shpresat tuaja më intime. Ju janë paraqitur mjaft mundësi për të kapur anën më të mirë të jetës dhe për të përmbushur kënaqësinë e të jetuarit. Kjo është edhe më e realizueshme në pushime, apo dhe gjatë daljeve me miqtë tuaj. Magnetizmi personal, shfaqet në nivel të lartë dhe mjaft kreative për t’u shfrytëzuar në çdo fushë të ekzistencës.

Ju jeni shumë konstruktivë gjatë ditës së sotme, me sens praktik dhe me aftësi të shkëlqyera për të planifikuar, për të kapur mundësitë më të ndryshme dhe më të papritura. Janë të favorizuar aktivitetet e një organizate të pavarur. Dhe do të jetë e mundur për të marrë në këto ditë, një konsensus për të punuar.

Parashikime të mira për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve. Dhe jo vetëm për sot. Suksese në mjediset e atyre që punojnë në botën e medias, komunikimit, studimeve, tregtisë, si dhe për ata që bashkëpunojnë me personat e huaj ose trajtojnë çështje të jashtme. Shkruani, dërgoni dhe merrni email, do të jetë mëse e dobishme. Koha e përkryer për të forcuar marrëdhëniet ndërpersonale, si dhe për të sqaruar ndonjë keqkuptim. Sfera sentimentale ju jep diçka të veçantë dhe të re.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI JAVOR 8-14 KORRIK 2013

HOROSKOPI 2013

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit