Transmetuar më 16-07-2013, 16:53

Gjithçka e pati origjinën në koktejin pritës të dasmës. Krystel Coleman 29 vjeç, motra e nuses, ishte në radhë për të marrë racionin e saj të ushqimit kur shpërtheu një sherr i vërtetë.

Daja i saj, 53 vjeçari Curt Hughes, e qëlloi me grusht në fytyrë, çka bëri që ti thyhet hunda.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Norfolk, në Mbretërinë e Bashkuar, duke tërhequr vëmendjen e gjithë dasmorëve.

Zënka nisi pasi Krystel dhe Curt po zgjateshin për të marrë copën e fundit të pulës që ndodhej mbi tavolinë.

Si pasojë e konfliktit mes tyre se kush duhet të merrte copën e fundit, krahas të pranishmëve u pa e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë, ku vetëm pas ndërhyrjes së agjentëve sherri mori fund dhe Krystel u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit