

Elbasan, 16 korrik 2013, NOA.al- Gjashtë punonjës të spitalit të Elbasanit kanë mbetur të helmuar në mënyrë të dyshimtë, duke përfunduar për mjekim në spitalin ku punojnë.
Të helmuarit siç raporton Noa.al, janë 6 mjekë dhe infermierë të cilët dyshohet të jenë intoksikuar nga konsumi i tepërt i alkoolit.
Nga ana e drejtorit të spitalit të Elbasanit, Mehmet Ibaj sqarohet se gjashtë të helmuarit kanë qenë në një darkë bashkë, deri kur gjatë ditës së sotme mbërritën në spital me shenja të qarta intoksikimi.
Në festën e organizuar merrnin pjesë rreth 25 vetë, ndërsa raportohet për 6 raste helmimi, ku të helmuarit punonin në spitalin psikiatrik.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa një grup i posaçëm hetimor ka nisur hetimet intensive për të përcaktuar shkaqet e helmimit, duke u përqendruar edhe në pistën e helmimit të ushqimit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





