Transmetuar më 16-07-2013, 12:56

Shkup, NOA.al – Një emigrantë ilegal është vrarë ndërsa tre të tjerë janë plagosur në shkëmbimin e zjarrit që ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Kumanovë – Tabanoc, në afërsi të kufirit midis Maqedonisë dhe Serbisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 02.00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të kufirit me Serbinë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për emigrant afrikano – aziatik, gjegjësisht nga Afganistani dhe Pakistani, raporton korrespondenti i Noa.al.

Por, Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë bëri të ditur se gjatë ditës do të dal me hollësi të tjera lidhur me incidentin. Nga burime brenda SPB-së në Kumanovë theksojnë se kontrabanduesit pasi kanë sjellë emigrantët me kamionë pranë kufirit kanë shtënë ndaj tyre, por ky version akoma nuk është zyrtar. Dy nga të plagosurit janë mbajtur për shërim në Qendrën Mjekësore në Kumanovë, të cilët do të jenë protagonistët kryesor të ngjarjes. I plagosuri i tretë për shkak të plagëve të rënda është dërguar për kurim në Klinikën e Shkupit. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit