



Vlorë, NOA.al – (e përditësuar) Policia e Vlorës sekuestroi sot në një operacion të koduar “START 2” mbi 1 ton kanabis sativa.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është 1 ton e 200 kg lëndë narkotike Marihuanë.
Droga u sekuestrua në fshatin Peshkpi, ndërsa mësohet se janë arrestuar edhe 2 persona, raporton Noa.al. Të arrestuar janë Erjon Nanaj, 25 vjeç nga fshati Lubonjë dhe Enio Limushaj, 23 vjeç nga Vlora, si dhe është shpallur në kërkim një person i 3-të.
Arestimi i këtyre shtetasve u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orëve të vona të natës në aksin rrugor Peshkëpi – Drashovicë të rrethit të Vlorës, efektivat e Policisë së Qarkut Vlorë bënë të mundur kapjen e automjetit tip furgon Mercedes-Benz brenda të cilit është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 1 ton e 200 kg “Cannabis sattiva” nën drejtimin e të cilit ishin shtetasit e mësipërm.
Sasia e lëndë narkotike ishte vendosur brenda 41 çantave të mëdha sportive. Nga hetimet e kryera dyshohet, se këta persona në bashkëpunim edhe me persona të tjerë do ta trafikonin lëndën narkotike në drejtim të Italisë në rrugë detare.
Sipas policisë, vijojnë hetime intensive në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





