



Tiranë, NOA.al/ Përditësuar – Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot masën e sigurisë të arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor, për Genci Çarçanin, 48-vjeçarin, i cili akuzohet se vrau me thikë të shtunën e shkuar në kryeqytet ish-bashkëshorten e tij.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Çarçani do të gjykohet nga Krimet e Rënda pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal si pasojë e të cilave të dyshuarit për krime brenda familjes do të hetohen e gjykohen nga kjo gjykatë.
Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe pas ndryshimeve në kodin penal ai rrezikon të dënohet me burgim jo më pak se 20 vite.
Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në rrugën "Tefta Tashko Koço", ku viktima Valbona Çarçani u godit në mes të rrugës 4 herë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj Genci Çarçani me të cilën ishte divorcuar dy vite më parë.o.k/noa.al
Vrau gruan në mes të Tiranës, arsyet e sherrit fatal
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





