Transmetuar më 16-07-2013, 09:20

Shumica e shërbimeve publike do të qëndrojnë të mbyllura mëngjesin e sotëm, në Greqi për shkak të një greve të përgjithshme të njoftuar nga dy sindikatat kryesore të vendit kundër reformave që po shqyrtohen në parlament.

Mëngjesin e sotëm trenat nuk do të qarkullojnë. Në Athinë, autobusët do të qëndrojnë të bllokuar deri në orën 18:00 GMT.

Metroja do të funksionojë, por tri stacione të qendrës do të mbyllen për shkak të dy paradave të planifikuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit