Transmetuar më 15-07-2013, 20:15

Pas marrjes së një letre falenderimi drejtuar Kryeministrit Sali Berisha për kontributin e tij në projektin TAP, nga kompanisë zvicerane Axpo, aksionere kryesore e Konsorciumit TAP, Berisha ka komentuar në rrjetin social “Facebook” se pas anëtarsimit në NATO, TAP është arritja strategjike më e madhe e Shqipërisë. Ai ka thënë se Shqipëria ka një rol kyç për energjinë në Europë!

“Të dashur miq, në letrën që më dërguan presidenti i kompanisë AXPO, z.Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv z.Hans Schulc dhe anëtari i Bordit Drejtues z.Markus Brokhof, të tre drejtues të lartë të kompanisë zviceriane AXPO Tradinig AG, që është dhe kompania që inicioi vite më parë TAP dhe tani aksionere e rëndësishme e këtij projekti energjitik gjigand, ndër të tjera shprehen:

"Me vendimin e Konsorciumit të Shah Denize për të zgjedhur TAP, është zgjedhur rruga e transportit më e shkurtër, me kosto më të ulët dhe me zgjidhje inxhienerike më të mirë. Në këtë mënyrë TAP ka kapërcyer një fazë kyçe. Si një komponent integral i Korridorit Jugor të Gazit, TAP kontribon në sigurimin e furnizimit me energji të Evropës, përfshirë Zvicrën dhe lejon diversifikimin e burimeve të gazit natyral.

Është dëshira jonë e madhe t’ju falenderojmë ju personalisht për mbështetjen diplomatike të jashtëzakonshme, të fokusuar drejt qëllimit dhe efektive që ju na keni dhënë gjatë viteve të shkuara. Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjatë bashkëpunimit tonë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses. Falë kësaj, si Shqipëria edhe Axpo ia kanë dalë ta pozicionojnë veten në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partneret evropiane", shkruan Berisha ndërsa u tregon ndjekësve të tij letrën e falenderimit./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit