

Ambasadori amrikan në Tiranë Aleksandër Arvizu së bashku me disa përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, kanë zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
Në përfundim të takimit që u zhvillua në ambientet e Partisë Socialiste, ambasadori Arvizu tha për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin mazhorancën e re në Shqipëri dhe se presin me kënaqësi të punojnë me qeverinë e re.
"Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin", tha Arvizu.
Ai gjithashtu ka shprehur bindjen se liderët e partive kryesore të koalicionit fitues, Rama dhe Meta, do t’u përgjigjen votuesve me krijimin e qeverisë së re.
Më tej Arvizu tha se Rama ka siguruar përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë se do të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti.
Ndërkaq, Mark C. Crawford president i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se ajo që kërkon biznesi është qartësia.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka thënë se ka ofruar mbështetje për administratën e re, këshilla konsultimi për biznesin. Sipas tij do të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet.
“Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve në mënyrë që ato të merren në kohën e duhur”, u shpreh Crawford./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





