

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Martë, 16 Korrik 2013
Një koleg mund të vërë sot në pikëpyetje kompetencat që keni në zyrën tuaj. Do jeni të gatshëm për t’iu përgjigjur sulmit të tij, duke e zëvendësuar atë menjëherë. Eshtë mirë të veproni i vetëm kur i keni idetë e qarta. Këtë herë ju nuk mund ta shmangni një konflikt të drejtpërdrejtë. Do të shfaqeni edhe shumë sentimental, teksa do të mbani një qëndrim mjaft romantik si një mjet për të verifikuar rëndësinë e një marrëdhënie të vërtetë, e cila është më shumë se një miqësi.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot shfaqeni i fortë, teksa duket se asnjë fatkeqësi nuk mund të mbërrijë për ju kur fuqitë e mira fizike janë në krye të mirësisë që ju falin yjet. Mund të keni një lajm pozitiv për punën tuaj, si edhe një mundësi për të fituar më shumë. Duhet të jeni sa më të shpejtë, dhe së shpejti, mundësitë që keni, do të bëhen konkrete. Mbrëmje shumë e nxehtë.
Me Hënën dhe Afërditën në shenjën tuaj për pjesën e parë të ditës, ju jeni veçanërisht i dobishme në shfaqjen e ëndrrave tuaja romantike dhe sentimentale, cilado qoftë gjendja juaj emocionale. Në sektorin profesional, janë cilësitë tuaja të mira ato që do t’ju udhëheqin në rrugën tuaj, e cila meriton një inkurajim të madh. Një dozë e mirë e krijimtarisë mund të bëjë që sot ju të merrni atë që dëshironi, madje edhe në aspektin e besimit.
Braktisini mëritë e vogla, apo ato të vjetra të së kaluarës dhe gëzojiuni jetës së përditshme. Festojeni ditën e ditëlindjes tuaj me një përqafim të madh të dashurisë në natyrë, nën yjet e nxehta të kësaj mbrëmje të bukur. Nëse ju jeni i vetmuar, mund të keni një shans të mirë për të bërë takimin e shumëpritur. Nga kjo pasdite, sfera sentimentale merr një ndikim jashtëzakonisht të bukur në shenjën tuaj.
Ndihma e njerëzve me influencë në shenjën tuaj, lehtëson arritjen e qëllimeve tuaja më ambicioze dhe ju bën që të arrini direkt tek realizimi i tyre, pa pritshmëritë stresuese. Përveç kësaj, çdo gjë që ka të bëjë me jetën e marrëdhënieve në çift, do të vihet në provë gjatë ditës së sorme. “Po” demonstrimeve joshëse në dashuri. Merrni përparësi nga ndikimet astrale të sotmë për të dhënë më të mirën tuaj për veten, për punën dhe për shoqërinë.
Konsolidimi i pozicioneve profesionale që keni aktualisht, është gjëja që ju intereson më shumë sot. Ndërsa ditët e ardhshme janë të përshtatshme për të udhëtuar, veçanërisht në qoftë se ju punoni. Sigurohuni që ju keni një mik në nevojë për të gjithë ndihmën që ju nevojitet, edhe nëse atij i vjen zor të kërkojë ndihmën tuaj. Dhe në rastin e konflikteve të vjetra me partnerin tuaj, të falësh ju lejon për të ripatur qetësi në marrëdhënien tuaj në çift.
Pas dy ditësh, është e vështirë për të marrë dashamirësinë e yjeve. Hëna dhe Afërdita në marrëveshje të mirë me njëra-tjetrën, do të rrisin tek ju ndjenjën e bukurisë, shijes së mirë dhe dëshirës për t’u kënaqur, për dashuri. Ju mund të përshkoheni nga suksesi në joshjet e reja. Një harmoni pasionuar erotike me partnerin tuaj, do t’ju japë diçka të bukur, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë.
Me Mërkurin dhe Marsin në shenjën tuaj, do të duket e madhe gjatë ditës së sotme fuqia e mendimit, duke u shfaqur si një aleate me forcën fizike. Ju dini ta shprehni atë në mënyrë adekuate, në të gjitha rrethanat. Në këto ditë të bukura të korrikut, takimet dhe diskutimet që mund të ndodhin pas shkëmbimeve të para zyrtare, do të marrin një ton shumë intim, të paparashikueshëm. Do të ktheheni te marrëdhëniet dhe bisedat do të kenë zhvillime të papritura. Vendime dhe konstruktivitet në çdo sektor. Mbrëmje shumë e nxehtë.
Bashkëpunim i mirë në fushën sentimentale. Nëse nuk jeni dakord me një mik apo me partnerin tuaj, ndonjëherë mund edhe të sqaroni keqkuptimin e krijuar në mënyrë mjaft të qetë dhe të zakonshme, duke krijuar kështu një klimë të mirë të mirëkuptimit që e përshkon këtë të martë të korrikut. Bëni mirë që sot t’i mbyllni sytë ndaj së kaluarës dhe të rizbuloni kënaqësitë e harruara. Nëse keni vendosur ta kaloni ditën në shoqërinë e miqve të vjetër do të jeni i kënaqur nga shprehjet e simpatisë ndaj jush.
Duhet të futeni në lojë trimërisht në fusha të ndryshme të jetës. Mos prisni për të tjerët që t’ju japin mundësi për të bërë kështu. Referojuni sugjerimeve që ju kanë bërë të tjerët për t’u mbrojtur nga ngjarjet e paparashikuara dhe emocionuese. Gjithmonë ju bën të ndiheni mirë një trup i ngjallur nga emocionet. Paqja e mendjes duhet të jetë një mënyrë të qeni, e favorizuar nga emocionet dhe mënyra juaj e të jetuarit, jo si një detyrim.
Karriera dhe imazhi social, gjenden sot në plan të parë. Kërkesat e punës, biznesit, marrëdhëniet publike janë pjesë e një mekanizmi të mirë, i cili falë kuadrit të mirë yjor në shenjën tuaj gjatë ditës së sotme duket se lëviz në avantazhin tuaj. Ju dini se si të bëni përshtypje mbi biznesin tuaj, duke përdorur aftësitë mjaft konstruktive që keni. Në dashuri, partneri juaj, më në fund vendos për t’i dhënë fre’ të lirë imagjinatës tuaj. Kapeni këtë ditë.
Me një qiell astral kaq të bukur, çdo gjë duhet të shkojë më së miri gjatë ditës së sotme: pushimet, marrëdhëniet emocionale, seksi, dashuria dhe puna. Dhe kjo është një ftesë e qartë për të përmirësuar cilësitë tuaja. Në momentet tuaja intime duke përdorur fjalët e ëmbla, do të bëni të bjerë në këmbët tuaja atë që ju pëlqen. Nëse ju jeni në punë, dita afrohet veçanërisht të dobishme, sidomos nëse detyra juaj kërkon energji krijuese dhe hapje ndaj kontakteve njerëzore.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI JAVOR 8-14 KORRIK 2013
HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





