


Tiranë, 15 korrik 2013, NOA – Pas 6 vitesh kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta ka vizituar selinë e Partisë Socialiste. Kreu i LSI-së ka zhvilluar sot një takim me kreun e PS-së, Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Dy krerët e koalicionit kanë diskutuar për koalicionin qeverisës që do të marrë detyrën në shtator. Takimi ka nisur rreth orës 12:00 dhe ka zgjatur 60 minuta. Gjatë kësaj jave pritet që dy grupet e punës së PS dhe LSI, të publikojnë dhe programin qeverisës për 300 ditët e para.
Hera e fundit që Meta ka vizituar selinë e PS ka qenë viti 2007, kur LSI ishte në koalicion me PS dhe hynë bashkë në zgjedhjet lokale. Që pas shpalljes së koalicionit të ri më 1 prill 2013, kreu i LSI dhe ai i PS kanë zhvilluar disa takime, por gjithmonë bisedimet janë zhvilluar larg selive të partive respektive.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





