



Louise Meredith
Brian Frain
Një grua ka hedhur në gjyq bashkëshortin e saj për martesë me më shumë se një grua. Ngjarja ka ndodhur në Angli dhe padia është bërë nga Anne-Marie Sim kundër burrit të saj Brian Frain.
Çifti është martuar në vitin 2004. Bashkëjetesa martesore ka zgjatur fare pak mes tyre, vetëm dy muaj. Më pas burri është larguar për shkak të zënkave.
Për 9 vite ata kanë jetuar të ndarë, por ligjërisht mes tyre nuk ishte bërë divorc. Këtë vit, Anne-Marie Sim është kujtuar për të bërë letrat e divorcit. Teksa ka kërkuar informacion të saktë për adresën e burrit të saj, ka gjetur në Facebook foto të dasmës së tij të re.
Sipas ligjeve të Britanisë së Madhe bigamia është e dënueshme. Ndaj veç divorcit, gruaja e parë kërkon dhe dënimin e burrit të saj për shkelje të këtij ligji.
Brian Frain tha në gjykatë se kishte 9 vite pa e parë gruan e parë dhe mendonte se çdo gjë kishte marrë fund. Sipas tij, në bashkinë ku bëri celebrimin e dytë, nuk e pyetën nëse kish qenë më parë i martuar dhe nëse kishte bërë divorc.
Por veç gruas së parë, padia nga Frain është bërë dhe nga gruaja e dytë, Louise Meredith. Edhe ajo pretendon se nuk është informuar nga burri për martesën e tij të parë. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





