

Një spital në Zimbabve i detyron gratë të paguajnë pesë dollarë për çdo të bërtitur gjatë lindjes.
Në teori, kjo rregullore absurde shërben për të shmangur alarmet false të grave që presin të lindin fëmijë, por në realitet ka të bëjë me “marrjen e parave”. Spitalet në Zimbabve kanë një tarifë 50 dollarë për çdo lindje, një tarifë sërish absurde, sepse është sa një e treta e të ardhurave mesatare vjetore për një punëtor të thjeshtë në këtë vend, bën të ditur “Transparency International”.
Kjo ndihmon të shpjegosh pse shumë gra zgjedhin të lindin në shtëpi, dhe në raportet e OKB-së thuhet se një në tetë gra nga Zimbabveja vdes gjatë lindjes.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





