Transmetuar më 14-07-2013, 22:43

Christofer Froome ngjyros edhe më shumë fanelën e verdhë, duke thelluar avantazhin ndaj kundërshtarëve pasi dominoi në etapën e 15-të, ndoshta edhe një nga më të vështirat e këtij sezoni në Tour de Francë, duke e prerë finishin i pari në majën legjendare të “Mont Ventoux”transmeton Supersport.

Britaniku i skuadrës Sky, ruajti një ritëm të qetë deri në kilometrat e fundit, duke shpërthyer ndaj rivalit të tij të më të madh, Alberto Contador, të cilin e dominoi duke u shkëputur ndjeshëm në kilometyrat e fundit dhe fitoi ndaj tij 1 minutë e 40 sekonda.

Pas shpërthimit të tij, Froome arriti kolumbianin 23-vjeçar Quintana duke u shoqëruar me të vetëm një pjesë rruge sepse në kilometrin e fundit, britaniku rriti ritmin e garimit duke u shkëputur, duke regjistruar edhe suksesin e dytë në edicionin e 100-të të Tour de France.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Froome thellon avantazhin ndaj vendit të dytë që mbahet nga holandezi Bauke Mollena me 4 minuta e 14 sekonda, ndërsa Alberto Contador renditet në shkallën më të ulët të podiumit me 4 minuta e 25 sekonda më shumë.

Etapa e 15-të startoi nga qyteza e Givors dhe pas 142 kilometrash përfundoi në Mont Ventoux.

Kjo ishte edhe etapa më e gjatë e këtij sezoni, prandaj organizatorët kanë vendosur një ditë pushim për të vazhduar të martën me etapën e 16-të.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit