

Brazil, NOA.al- Një brazilian, Joao Maria de Souza, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve që mori pasi një lopë ra nga çatia drejt e në shtratin ku ai po flinte me bashkëshorten, në dhomën e tij të gjumit.
Me sa duket, lopa ishte arratisur nga një fermë aty pranë. Një Zot e di se si, por banesa ndodhej në një kodër dhe mendohet se lopa ka rrëshqitur e ka rënë mbi çati, e cila është shembur prej peshës së kafshës.
Fillimisht u mendua se të tre shpëtuan prej këtij incidenti, por burri i cili kishte dëmtuar këmbën, pati më pas një hemoragji të brendshme e cila rezultoi fatale për të.
Vëllai i 45-vjeçarit, ndërkaq ka akuzuar mjekët që nuk arritën në kohë të shmangnin hemoragjinë. Ai tha se vëllanë e tij e lanë për një kohë të gjatë të priste në spital para se të ndërhynin./a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





