Transmetuar më 14-07-2013, 19:50

Vetitë e bajameve janë të shumta dhe të gjitha kontribuojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Le të shohim së bashkui se cila janë vetitë më të rëndësishme të bajameve:

1. Mirëqenie e zorrëve

Vaji i bajameve të ëmbla në veçanti, është i njohur për vetitë e tij lubrifikuese çka kontribuon në mirëqenien e zorrëve. Por nuk duhet ta ekzagjeroni me këtë vaj pasi përmban shumë yndyrë dhe shumë kalori.

2. Lufton kolesterolin

Bajamet arrijnë të luftojnë nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

3. Për nënat e reja

Mamatë e reja në veçanti duhet të kenë parasysh se cilat janë vetitë e bajameve. Pasi ato ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe të çarat që formohen për shkak të hapjes së lëkurës gjatë shtatzënisë. E po ashtu ndihmojnë në mbajtjen në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Ndërkaq, vaji i bajames i përdorur për trupin dhe lëkurën është mjaft i mirë edhe kundër stresit.

4. Forcim i kockave

Bajamet janë të pasura me përbërës të ndryshëm ushqyes, të cil[t arrijnë të shtojnë dendësinë e mineraleve në kocka.

5. Kundër anemisë

Bajamet ndihmojnë në luftën kundër anemisë pasi përmbajnë vlera të larta ushqyese. Ato përmbajnë vitamina, në mënyrë të veçantë të grupit B. Vaji i bajameve bën shumë mirë edhe kundër të ftohtit. Bajamet duhen ngrënë edhe në raste të rënies së nivelit të hekurit.

6. Probleme me flokët

Nëse keni probleme me flokët duhet të përdorim vajin e bajameve të ëmbla. Ai është një ilaç i vërtetë kundër zbokthit dhe rënies së flokëve si dhe kundër shfaqjes së parakohshme të flokëve të bardha.

7. Qumështi i bajameve

Në mënyrë që humori ynë të jetë në ekuilibrin e duhur është e rëndësishme të përdorim qumësht bajamesh, i cili gjithashtu mund të përdoret si një pije energjike dhe freskuese. Qumështi i bajameve ka veti anti-depresive dhe anti-inflamatore. Megjithatë nuk duhet ekzagjeruar pasi përmban shumë kalori./a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit