
Të dhënat po ngarkohen...

Deputetja Alma Lama, ka depozituar në Kryesinë e Kuvendit njoftimin se nuk është më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëkohësisht tërheqjen nga Grupi Parlamentar i kësaj partie.
Njoftimi i saj do të diskutohet të hënën gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila duhet të miratojë kërkesën e deputetes tashmë e pavarur.
Ish gazetarja Alma Lama është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje për shkak të mospajtimit me kreun e kësaj Lëvizjeje rreth debatit për fenë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
