Transmetuar më 14-07-2013, 15:41

Devoll, 14 korrik 2013, NOA Përditësuar 17:16 – Një 14-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Miras të Korçës. 14-vjeçar kishte hipur në karrocerinë e një zetori.

Viktima është djali 14 vjeçar R.Zaçe, lindur e banues në fshatin Miras të Devollit.

Si pasojë e pakujdesisë së shoferit, zetori ka dalë nga rruga dhe ka rënë duke u përmbysur në një kanal. Gjatë momentin të rrëzimit të zetorit, 14 vjeçari është zënë nga karroceria. Goditja ka qenë fatale për adoleshentin duke i marrë atij jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin. Ajo tha se është bërë shoqërimi i drejtuesit të zetorit Gilbert Zaçe, 24 vjeç, edhe ai lindur dhe banues në Miras, Devoll dhe po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit