Transmetuar më 14-07-2013, 15:22

Egjipt, 14 korrik 2013, NOA – Fituesi i çmimit "Nobel" për Paqen, Mohamed El Baradei bëri betimin sot si zëvendëspresident për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Emërimi i El Baradei u njoftua të martën e kaluar nga ana e zëdhënësit të presidencës, disa orë pas emërimit të ekonomistit, Hazem Beblawi në postin e kryeministrit.

Ish-shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), ishte menduar më parë të merrte postin e kreut të qeverisë.

Po sot, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara Nabil Fahmy është caktuar në postin e ministrit të jashtëm në kuadër të qeverisë kalimtare. Vëllazëria Myslimane, që përkrah presidentin e përmbysur islamist ka thirr protesta gjithëpopullore për të hënën, për të demonsruar kundër largimit të presidentit Morsi.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit