Transmetuar më 14-07-2013, 14:01

Tiranë, 14 korrik 2013, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohen si autorë të pengmarrjes së një 23-vjeçari. Personat e arrestuar janë, Ermal Zef Mrruku, 27 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë dhe Edison Enver Canaj, 27 vjeç, lindur në Mallakastër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Canaj dhe Mrruku në datën 11 korrik kanë kërcënuar dhe rrahur 23-vjeçarin me inicialet R.B. Pasi e kanë marrë në makinë 23-vjeçarin, dy personat e kanë transportuar atë jashtë Tiranës duke e dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobët. Ndaj Mrrukut dhe Canajt ka nisur procedimi penal për dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit