
Të dhënat po ngarkohen...




Kinë, 14 korrik 2013, NOA – Rreth 500 000 persona janë evakuuar në lindje të Kinës në pritje të tajfunit “Soulik”. Tajfuni ka sjellë reshje të dendura shirash dhe shkaktoi dy të vdekur në Tajvan.
“Soulik” goditi provincën bregdetare kineze Fujian me erëra, që arritën deri në 120 kilometra në orë", pohuan burimet zyrtare vendase.
Ata shtuan se tajfuni që rrezikon të përfshijë Kinën, më herët ka shkaktuar dy të vdekur, një të zhdukur dhe 104 të plagosur në Tajvan. a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
