

SHBA, 14 korrik 2013, NOA – Aktori i serialit “Glee”, Cory Monteith ka vdekur në moshën 31 vjeçe. Monteith, i cili luajti rolin e Finn Hudson në seritë e televizionit “FOX”, të shtunën është gjendur i vdekur në dhomën e hotelit “Fairmont Pacific Rim” në Vancouver.
Cory që sapo kishte dal nga rehabilitimi për shkak të ndikimit të substancave narkotike. Për herë të fundit ishte fotografuar së bashku me të dashurën e tij Lea Michele. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar policia e Vancouverit gjatë një konference për medie të shtunën mbrëma.
Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes, por mediet amerikane kanë bërë të ditur se ai nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor, ndërsa rezultatet e autopsisë do të dalin të hënën.
Ai ka luajtur dhe në disa seriale të tjera televizive si, Smallville, Supernatural, Flash Gordon, Stargate Atlantis, and Stargate SG-1.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





