

Pescara (Itali) 14 korrik 2013, NOA – Një i ri nga Shqipëria është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali për shpërndarje droge. Në prangat e policisë ka rënë, 20 vjeçari Brikel Beqiri, raporton noa.al.
Beqiri është arrestuar nga policia në sheshin “Santa Caterina” në qytetin Pescara. Emri i tij ka qenë i njohur për policinë, pasi dhe më parë dyshohej për shpërndarje droge. Gjatë kontrollit të policisë, Beqirit i janë gjetur 14 gramë hashash në çantën që mbante me vete. Droga ishte ndarë në 14 doza të vogla dhe sipas policisë italiane ishte gati për tu shitur.
Ndaj të riut shqiptar ka nisur procedimi penal për shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë që gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte probleme dhe me lejen e qëndrimit në shtetin fqinj.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





