

Samanta: Me Anaidin ditëlindjet në një ditë, ja si i festuam bashkë
Ishte viti i saj i triumfit si këngëtare, dhe ndaj i rezervoi vetes një natë feste të vërtetë për ditëlindjen e saj të 23-të, më 9 korrik. Edhe pse kënga me të cilën fitoi “Top Fest 10” titullohej “Loti i fundit”, ajo i solli lot gëzimi dhe një hap të ri në karrierën e saj në muzikë.
Samanta Karavella tregon për koincidencën e ditëlindjes me adhuruesin e saj, Anaid Kalotin, fituesin e “Big Brother 6”.
Të lindur në një ditë, ata kanë uruar njëri-tjetrin pas mesnate, ku janë takuar në një nga club-et e Tiranës.
Sipas parashikuesve të fatit, ky është viti i shenjës që ata i përkasin në horoskop, Gaforres, ndaj presin dhe më shumë nga fati deri në fund të vitit. 2013-ta u dhuroi nga një kupë dhe para, ndërkohë që Samanta tek intervista per gazeten Panorama tregon më shumë për veten dhe simpatinë që Anaidi i ka shprehur publikisht.
Si e festove ditëlindjen tënde të 23-të dhe cilët ishin miqtë që të uruan veçanërisht? Ditëlindjen e kalova me familjen time, ndërsa darkën ua kushtova miqve të mi të ngushtë. Kalova një 23-vjetor të këndshëm me njerëzit më të rëndësishëm në jetën time, të cilët më kanë dhënë gjithmonë mbështetje dhe dashuri. More dhurata speciale në mbrëmje nga kjo ditëlindje? Si në çdo ditëlindje, dhuratat kanë qenë të shumta, por dhurata e preferuar për mua mbeten lulet. Në momentin që marr lule, me të vërtetë e përjetoj si një moment që më sjell shumë gëzim. Për koincidencë ditëlindja jote është në të njëjtën ditë me Anaidin e “BB 6”, i cili ka shprehur simpatinë që ka për ty. E uruat njëri-tjetrin? Me Anaidin jam njohur gjatë xhirimeve të klipit tim të ri. Aty m’u bë dhe ftesa për të qenë pjesë e ditëlindjes, ndërkohë që rastësia e do që të dy ta kishim ditëlindje në një ditë. Arrita të gjeja pak kohë për ta uruar dhe për të qenë në festën e tij. Anaidi është shprehur se ka simpati për ty, mund të ketë diçka më shumë mes jush? Anaidi më simpatizon si këngëtare, dhe është shprehur që është fansi im. Çdo gjë tjetër është thjesht një aludim. Ndërkohë sapo ke fituar kupën e “Top Fest 10″. Pas kësaj fitoreje, cilat janë angazhimet e tua në verë? Kupa e “Top Fest 10″ i dha një rrjedhë tjetër karrierës sime si këngëtare. Angazhimet e verës mbeten koncertet që zënë një pjesë të mirë të kohës, gjithashtu puna në studio për projektet e reja, që do vijnë në muajt e ardhshëm. Bashkëpunimi me Kledi Bahitin rezultoi i suksesshëm, do të vazhdoni me projekte të tjera? Tashmë Kledi është një mik dhe një bashkëpunëtor mjaft i rëndësishëm në karrierën time. Numërohen disa bashkëpunime dhe kënga “Loti i fundit” ishte kurorëzimi i punës sonë gjatë këtyre viteve. Në vazhdim do sjell produksione të reja nga “Threedots”. Këto ditë ke punuar për xhirimet e klipit të ri, ku do të shfaqesh sensuale me pamjen e një sulltaneshe. Ç’mund të zbulosh më shumë për këtë projekt? Po, unë sapo kam përfunduar xhirimet kryesisht në Butrint të klipit tim të fundit, që do të promovohet së shpejti. Kënga është punuar nga “Dmd Production”, me kompozim të Alandit, tekst të Ronela Hajatit, në bashkëpunim me Dj Olti dhe reperit rumun, Ddy Nunes. Klipi është realizuar në përshtatje me këngën që është me pak motive orientale. Shpresoj që si kënga, ashtu dhe klipi të kenë impakt të mirë te publiku.
ANAIDI RREFEHET PER FESTEN ME SAMANTEN
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





