Transmetuar më 13-07-2013, 20:51

Dëshira për të ndryshuar modelin e flokëve është e njohur jo vetëm mes të zakonshmeve por edhe mes të famshmeve.

Edhe ato nuk e mendojnë dy herë kur dëshira për të ndryshuar është më e fortë se kurrë më parë. Duhet të guxosh për të ndryshuar edhe pse ndonjëherë rezultatet nuk janë ato që prisnit.

Le ti hedhim një sy të gjitha të famshmeve që kanë ndryshuar pamjen gjatë muajve të fundit. Një prej tyre është Britney Spears e cila është bionde natyrale dhe ka prefruar të ketë flokë ngjyrë gështenjë.

Dhe nëse ajo i ka lënë pas flokët biondë, Emma Stone e ka prefruar këtë ngjyrë këtë periudhë; ndryshime rrënjësore ka bërë edhe Miley Cyrus, ish-adoleshentja që është transformuar në një “punk lady”. E kështu me radhë kemi një listë të gjatë yjesh që kanë vendosur të duken ndryshe në këtë periudhë të jetë. Ju zgjidhni vetë si ju pëlqejnë më shumë, bionde apo brune?/a.h/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit