

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Hënë, 15 Korrik 2013
Në vendin tuaj të punës, duhet të përpiqeni që gjatë ditës së sotme t’i mbani në një nivel të mesëm ambiciet tuaja, dhe të mos mbështeteni vetëm tek fati, sepse këto ditë ai është në arrati. Vendosni pak rregull tek jeta dhe gjërat tuaja në mënyrën më të mirë, e kjo mund t’ju ndihmojë ta vini shpirtin tuaj të sipërmarrjes në shërbim të ideve tuaja, të cilat kanë më pak shanse për sukses. Kujdes për shpenzimet, pasi do të dalin disa të papritur. Në dashuri nuk duhet të nxisni tensionet.
Nëse ju punoni si të punësuar të të tjerëve, sot ju mund të jeni në grahmat e disa momenteve të dekurajimit. Mos e nxirrni jashtë atë dhe mos e shfaqni, sidomos në jetën shoqërore. Dhurata juaj e tillë si durimi, duke e ditur se si duhet t’i dëgjoni të tjerët he të jeni objektiv edhe në rrethana konfuze, sot do të shkëlqejë më shumë se kurrë. Yjet e kësaj periudhe të bukur, ju pasurojnë me një dritë të re, butësi dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj atyre që jetojnë pranë jush çdo ditë. Kujdesuni për pamjen tuaj.
Ende shkëlqen një hënë e dashurisë që e bën të lehtë dhe e mbush me dashuri jetën tuaj. Mundohuni të mos bini në grackën e zakoneve që ka të ngjarë të shkatërrojnë edhe më shumë marrëdhëniet tuaja. Luani pak më shumë me partnerin tuaj. Duhet ta ndjeni se kur ju e tërhiqni me të vërtetë një person. Mendjelehtësia e mendjes suaj, është një mbështetje e madhe në situata të caktuara.
Situatat e caktuara të familjes dhe të së kaluarës ju përfshijnë sot, duke bërë që për një moment ju do të ndjeheni të gëlltitur nga “kthetrat” e kujtimeve. Mos e ndiqni mendjen tuaj në të gjitha kthesat e saj negative. Mendoni se nuk duhet të jetë asgjë e gabuar. Dhe nëse situata juaj e brendshme kërkon disa sakrifica më shumë, nuk duhet të bini përsëri poshtë. Shmangini provimet dhe intervistat, dhe jini të vëmendshëm ndaj shkeljeve dhe humbjes së dokumenteve ose çelësave.
Për sot nuk duhet t’ju përfshijë një nxitim për të lidhur marrëveshje ose negociata, të cilat në fakt, ende kërkojnë disa rregullime. Lexoni më shumë dhe mirë çdo klauzolë para nënshkrimit të një kontrate. Mos prisni rezultate të mëdha nga një detyrë e përfunduar dhe e dorëzuar, sepse ka të ngjarë të jeni të pakënaqur prej saj. Do të jetë më mirë në qoftë se ju niseni me pushime. E favorizuar jeta e shoqërisë.
Vazhdoni të punoni me qetësi mbi projektet e ndërmarra, edhe në këto ditë të nxehta dhe pushuese. Vlen për të ndërmarrë një biznes dhe realizoni angazhimet e marra më parë në kohë dhe pastaj të niseni në paqe për të shijuar pushimet e merituara. Kontrolloni mirë llogaritë tuaja bankare dhe çfarëdo të ardhurash që rrjedhin nga investimet e bëra në të kaluarën.
Jeta shoqërore nuk është ndër gëzimet e mëdha për ju. Nevoja për kënaqësi dhe njohje nga njerëzit të cilët punojnë dhe jetojnë me ju, paraqitet si kompensim i të metave të tjera emocionale. Shqetësimi për gjykimin e të tjerëve është i kuptueshëm për një shenjë të ndjeshme si e juaja. E pra, nëse ju mendoni rreth tij, gjithashtu ju ndodh që të jeni një kritik i ashpër, i prirur për të nxjerrë në pah të metat dhe jo cilësitë e njerëzve. Për të shmangur thashethemet, luani në çdo kontekst.
Nuk duhet të mashtroheni nga paraqitjet e jashtme, sepse dikush mund t’ju shikojë me zili. Lexo më shumë dhe filloni të bëni pyetje të përshtatshme, edhe pse në dukje të pamatura pak për një person i cili punon në një ekip me ju. Në çdo rast, ju rekomandohet që të mos e humbisni entuziazmin dhe gjallërinë që mban gjallë mendjen tuaj dhe ju shtyn të jeni të zënë në çdo fushë.
Ju jeni gjithmonë të gatshëm për të krijuar njohje të reja, të argëtoheni si edhe të flirtoni, duhe u lehtësuar nga një atmosferë pune aspak e favorshme. Me Hënën në favor të ndjeshmërisë dhe të krijimtarisë suaj, do të jenë të theksuar tek ju të tilla cilësi, por përqendrimi do t’ju duhet për t’i vënë ato në vetën e parë, duke shmangur të qenit i shpërndarë në mënyrë disproporcionale. Ndihmoni një mik në nevojë, pa vonesë.
Që nga përplasja e Hënës, Mërkurit dhe Plutonit në shenjën tuaj, është një gjë shumë e mirë për të mos e ekspozuar veten tuaj me ide të çuditshme dhe të mos ushqeni thashetheme në vendin e punës. Për të shmangur edhe disa fjalë të folura pa u menduar, duke prishur atë që keni bërë deri më tani, ju duhet vetëm të heshtni dhe të dëgjoni. Po nuk i shprehët mendimet tuaja, nuk keni për të krijuar miqësi.
Ditë e ethshme për detyrën kjo e sotmja, e shoqëruar nga mundësitë e papritura për të ecur përpara dhe për të përmirësuar imazhin tuaj publik. Gjithmonë veproni me diplomaci dhe duhet të jeni i kujdesshëm me nismat e hutuara se askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Mos u vetëshpallni një hero. Tani për tani, është gjë e mençur për të bërë atë që ju e meritoni. Në dashuri, mos u prini nga entuziazmi i tepruar dhe lini pak hapësirë për butësi.
Dëshira juaj për ndryshim mund të hapë rrugën e disa aktiviteteve. Është e mundur që të mdodhë mbyllja përfundimtare e ekzistencës së një faze në mënyrë që të mund të nisë një udhëtim i ri. Duhet ta dini se vendimet e rëndësishme dhe ndryshimet në përgjithësi, janë të shoqëruara gjithmonë nga frika dhe sakrificat. Por nëse kryhen me këto yje dhe me ndërgjegje të lirë, mund të sjellin vetëm përfitime.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI JAVOR 8-14 KORRIK 2013
HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





