

Përmes një deklarate për mediat, Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit Sali Berisha ka përgënjeshtruar lajmin e botuar në një të përditshme shqiptare. Ai shkruan se në këtë gazetë akuzohet se “paskam dërguar dje nga Rinasi në destinacion të paditur, një ngarkesë me 3 arka metalike, përmes një charteri me shkronja arabe”.
“Në respekt të opinonit dhe jo të atyre që servirin përrallat e 1001 netëve, dëshiroj të bëj me dije se ky lajm është fund e krye një shpifje dhe trillim, pasi jo vetëm që nuk kam lëvizur asnjë ngarkesë jashtë apo brenda Shqipërisë, por ka disa muaj që as nuk kam shkelur në aeroportin e Rinasit, gjë që provohet lehtësisht nga të gjtha e sistemet e tij.
Ky përgënjeshtrim publik do të shoqërohet me një padi për shpifje”, përfundon deklaratën e tij Shkëlzen Berisha./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





