
Të dhënat po ngarkohen...

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Kavajës.
Sipas të dhënave të para mësohet se një furgon pasagjerësh është përplasur me një automjet tjetër tek rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit.
Si pasojë e aksidentit të rëndë dyshohet se ka 1 grua e vdekur dhe 4 të plagosur.
Ndërkaq policia bën me dije se në aksident është përfshirë edhe një automjtet i tretë.
Si rezultat i aksidentit mësohet se edhe trafiku është rënduar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe të plagosurve nga aksidenti./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
