

Rusi, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një rrethinë të Moskës, kur një autobus me pasagjerë mes të cilëve edhe fëmijë, është përplasur me një kamion.
Autoritetet ruse bëjnë me dije se 18 veta kanë mbetur të vdekur dhe 29 të tjerë janë plagosur. Policia shpjegoi se aksidenti ka ndodhur kur kamioni ishte duke u mbushur me materiale inerte e më pas ishte përmbysur në rrugë duke goditur autobusin.
Ministria e Brendshme e Rusisë tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë. Agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti” njofton se autobusi, i cili po qarkullonte në linjën e rregullt Podolsk – Zhokhovo në rajonin e Moskës, është ndarë përgjysmë nga fuqia e goditjes./a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





