

Ato janë në dukje, gjëra të parrezikshme, por në fakt, fshehin substanca shumë të rrezikshme për shëndetin tuaj. Kështu, ka disa produkte që ne i përdorim rregullisht, dhe i gjejmë pa asnjë problem në supermarkete, por që përmbajnë substanca potencialisht të rrezikshme për shëndetin tonë, sepse janë kancerogjene. Disa shembuj?
1) Deodorantë për ambjentin.
Ata mund të përmbajnë naftalinë dhe metilik. Më mirë t’i zëvendësoni me diçka që përmbajnë aroma natyrale apo t vajra esenciale.
2) Produkte për artin.
Nëse ju keni hobi artin (pikturë, skulpturë), duhet të keni kujdes pasi ngjyrat apo tretësit e ndryshëm, përmbajnë shpesh lëndë kancerogjene.
3) Qirinjtë.
Shmangini ata me parafinë, ose që prodhojnë substanca të rrezikshme (duke përfshirë blozën). Shumë më të sigurt për t’u përdorur janë vetëm qirinjtë me fitil pambuku.
4) Shampo dhe pastrues për tapete.
Mundohuni të konsumoni vetëm ata që I kanë përbërësit natyralë.
5) Rroba që lahen në të thatë.
Preferoni rroba që nuk kanë nevojë të pastrohen me perchlorethylene. Por përdorni ujë për larjen e tyre.
6) Pleshtat dhe mushkonjat.
Shmangni luftimin e tyre me insekticide që përmbajnë lindan.
7) Bojra dhe verniqe.
Dërgoni preferencën tuaj për produkte me përmbajtje të ulët të komponimeve organike të paqëndrueshme (VOC), akoma më mirë, ata që s’kanë fare.
8) Mikrovala.
Nuk është mirë për të gatuar ose për ta ngrohur ushqimin në enë plastike, edhe në qoftë se ato janë të dizajnuara në mënyrë specifike për në mikrovalë. Të preferuara enët qeramike. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





