

Tiranë, 13 korrik 2013, NOA – Sipas Meteoalb, gjatë ditës së pasnesërme, zonat e ulëta dhe bregdetare do dominohen nga moti i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme paraqitet e gjithë zona malore e Shqipërisë. Për shkak të temperaturave të larta gjatë pasdites, vranësirat do të zhvillohen në zonat lindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në vlerat e mëngjesit, edhe në ato të mesditës.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det, duke arritur në zona të veçanta shpejtësinë 38 km/h. Drejtimi i saj do të jetë kryesisht nga veriperëndimi duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.
Evropa
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë për vendet nordike dhe vendet e Lindjes, për pasojë, vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Problematike situata paraqitet sërish në Rusi ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Po ashtu, vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në zonën e Alpeve dhe gadishullin e Ballkanit por shirat në këto rajone do të jenë të përkohshëm.
Ndërsa, me diell do të jetë dita ne Evropën Qendrore, Jugperëndimore dhe ishujt britanikë.
e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





