

Nivelet e larta të acidit folik dhe vitaminës B6 mbrojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ulin rastet e vdekjeve nga goditja në tru. Studimet japoneze kanë gjetur se ato janë veçanërisht efikase tek femrat, edhe pse kanë efekt edhe te meshkujt, duke ulur rrezikun e pamjaftueshmërisë së zemrës te ta.
Rezultatet po ashtu kanë treguar se këto dy lloje vitaminash të grupit B kanë ulur edhe shkallën e vdekshmërisë, duke zgjatur jetën për rreth 14 vjet.
Autorët e studimit thonë se vitamina B6 dhe acidi folik ulin nivelin e homocisteinës në gjak, që shihet si faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbra, pemë, spinaq, brokoli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë, etj.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





