
Të dhënat po ngarkohen...




Rihanna nuk vë mend. Këngëtarja nga Barbadosi shpërfilli edhe njëherë tjetër fansat e saj duke u paraqitur me plot 3 orë vonesë gjatë një koncerti në Monte Carlo.
25 vjeçarja u shfaq vetëm në 23:30 në një koncert që duhet të fillonte në 20:30. E si të mos mjaftonte kjo pjesëmarrësve që kishin paguar minimumi 520 euro biletë, nuk iu dha asnjë shpjegim për vonesën.
Megjithë këtë “incident të vogël”, këngëtarja shkëlqeu edhe njëherë tjetër në skenë dhe pritja ndoshta ia vlente.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
