Transmetuar më 13-07-2013, 02:38

Dihet se këngëtarja Rezarta Shkurta është në pritje të fëmijës së saj të parë, që do të jetë një vajzë e bukur me siguri, duke u nisur nga fakti që vjen nga dy prindër me një prezencë shumë të mirë.

Ndërkaq Rezarta ka ndarë me fansat e saj në Facebook shumë nga momentet e bukura të jetës së saj, njëkohësisht edhe faktin që po pret një fëmijë.

Këto ditë ajo ka vënë një foto në profilin e saj, ku tregon se tashmë barku i saj është bërë i dukshëm, me gjithë disa kilogramë që këngëtarja ka marrë, gjë mëse normale për një grua shtatzënë.

Në këtë foto Rezarta ka dashur që të tregojë se vajza  e saj, është rritur duke i vënë pikërisht këtë dedikim fotos  “Ne jemi rritur…”

Nuk e dimë me saktësi edhe sa kohë duhet që vogëlushja të vijë në jetë, por duket se Rezarta është në një formë shumë të mirë edhe pse "me barkun tek goja".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit