Transmetuar më 12-07-2013, 21:10

Bobbi Kristina do të martohet më “vëllanë” e saj Nick Gordon! Vajza e këngëtares legjendare Whitney Houstoni ka idetë e qarta. Është e lumtur dhe shumë e dashuruar aq sa sipas shtypit rozë amerikan, çiftit do të martohet së shpejt.

Ai është Nick Gordon, një djalë që Whitney, e mori në mbrojtje dhe e rriti vetë qysh kur ishte 12 vjeç.

Vajza e “Zërit” siç quhej Houston ka deklaruar publiksht përmes një postimi në rrjetin social Facebook mbi faktin që të shumtë e konsiderojnë këtë lidhje si një incest.

“Po, unë dhe Nick jemi të fejuar. Jam e lodhur duke dëgjuar: “Ej, je fejuar me vëllanë tënd? Ose “Sikur Whitney të ishte ende gjallë nuk do ta kishte aprovuar”. Më lini t’ju sqaroj diçka: Unë dhe Nick nuk jemi vëllezër gjaku, ai madje as nuk ëhstë birësuar ndonjëherë nga nëna ime. Ndër të tjera ajo vetë më thoshte shpesh se një ditë ne do të përfundonim bashkë”, ka shkruar vajza e Whitney Houston./a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit