Transmetuar më 12-07-2013, 20:53

Një 32-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi u qëllua dy herë me pistoletë nga kushëriri i tij. Ngjarja ndodhi sot në fshatin Synej të Kavajës, kur Sami Daiu, 65 vjeç, dyshohet se ka qëlluar pranë banesës së tij, 32-vjeçarin Arian Daiu.

Burime nga policia thanë për agjencinë NOA.al se mes dy persona kishte nisur një sherr për motive të dobëta.

I moshuari dyshonte se kushëriri Arian Daiu, i njohur si person problematik në zonën e babimit, i ngacmonte bashkëshorten dhe e kishte paralajmëruar disa herë që mos tentonte ta bënte.

Mirëpo paraditen e sotme ai ka konstatuar 32-vjeçarin sërish pranë banesës së tij. Mes tyre ka nisur një sherr i ashpër fillimisht me fjalë.

Më pas 32-vjeçari ka marrë një gurë dhe ka tentuar të qëllojë në kokë kushëririn e tij i cili në atë moment hyri menjëherë në banesë për të dalë i armatosur.

Ai qëlloi dy herë në drejtim të Daiut duke e lënë të gjakosur në tokë. I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak se ka humbur shumë gjak ndërsa i është dëmtuar edhe njëra veshkë.

Autori i dyshuar i ngjarjes u kap pak minuta pas plagosjes. Ai pranoi autorësinë duke deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit